Me urdhër të Gjykatës bastiset një shtëpi në Skenderaj, kapet një pushkë automatike

Me urdhër të Gjykatës bastiset një shtëpi në Skenderaj, kapet një pushkë automatike

10 September 2019 18:15

Njësitet policore në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë realizuar sot në mesditë një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Urdhër-kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Kllodernicë të Skenderajt, e cila ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme të gjatë – pushkë automatike.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa rasti është iniciuar vepër penale – armëmbajtje pa leje”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme