Në Koshare të Gjakovës asgjësohen afër 200 bimë narkotike

Në Koshare të Gjakovës asgjësohen afër 200 bimë narkotike

11 September 2019 11:26

Në fshatin Koshare të Gjakovës dje janë asgjësuar afër 200 fije bimë narkotike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Raportohet se gjatë patrullimit, policia ka vërejtur të mbjella bimë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur 198 fije narkotikë me dimenzione nga 0.90 cm deri në 230 cm, që i përkasin llojit kanabis”, thuhet në komunikatën e PK-së, transmeton Koha.net.

Policia tutje shton se, “janë larguar dhe janë asgjësuar të gjitha fijet e dyshuara”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme