Shqiptari kapet mat në Skoci në një plantacion me kanabis me vlerë 200 mijë paund

Shqiptari kapet mat në Skoci në një plantacion me kanabis me vlerë 200 mijë paund

11 September 2019 12:09

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë skoceze ditën e djeshme, pasi u kap ndërsa kujdesej për një plantacion me kanabis, me vlerë 200 mijë paund.

Sipas mediave të huaja shqiptari, Mirjan Kastrati pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ishte “burgosur” për 30 muaj, në mënyrë që të kujdesej për fermën e kanabisit, në qendër të qytetit Galashiels, transmeton Panorama.

Sipas tij, ai kishte ikur nga Shqipëria nga frika se mund ta vrisnin dhe se i duhej të paguante 16 mijë paund trafikantëve, të cilët e morën në Angli.

Ai shton më tej se për t’i paguar borxhin ishte detyruar të kujdesej për fermën e kanabisit. Në ndërtesë policia gjeti 700 rrënjë bime kanabis si dhe 30-vjeçarin i cili po flinte në kuzhinën e banesës. Kastrati këmbënguli se ai nuk kishte luajtur asnjë rol në ngritjen e fermës dhe se sipas tij as që e dinte se ishte në Skoci.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme