Kronikë

Paraburgim për dy persona, njëri për ndihmë në tentim vrasje e tjetri për posedim të armëve

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit pas zgjerimit të hetimeve ndaj të pandehurve L.K dhe A.U, për shkak të dyshimit se i pari ka ndihmuar në tentim vrasje, e i dyti për posedim të paautorizuar të armëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se i pandehuri L.K me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka ndihmuar të afërmin e tij, përkatësisht të pandehurin V.K në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë e në dëm të viktimës A.U, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri L.K e ka drejtuar automjetin e tij me ç’rast bashkë me të pandehurin V.K kanë shkuar afër marketit “Minimax” dhe me të takuar të dëmtuarin A.U i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij, i pandehuri L.K e ndal veturën në mes të rrugës gjersa nga vetura del i pandehuri V.K dhe nga krahu i djathtë i veturës së të dëmtuarit ka shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarit për ta privuar nga jeta mirëpo që nuk ka arritur ta godasë e pastaj i pandehuri V.K hip në veturën e të pandehurit L.K i cili me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.