Ia publikon fotografitë dhe e kanos një femër, arrestohet i dyshuari në Ferizaj Foto: Ilustrim

Ia publikon fotografitë dhe e kanos një femër, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

23 September 2019 11:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj, të shtunën në orën 16:45, është raportuar për një rast të cilësuar si “Kanosje&fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara”.

Me këtë rast, PK njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, i cili viktimës femër, shqiptare e Kosovës, ia ka publikuar disa foto dhe e ka kanosur atë.

“Po ashtu i dyshuari familjes së viktimës me telefon iu ka dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse”, bën me dije Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme