Kronikë

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve që rrëmbyen një person në Prizren

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve që rrëmbyen një person në Prizren
Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, pas mbajtjes së seancës së dëgjimit, gjykata ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale A.M. dhe Y.M. nga Mamusha, për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rrëmbimi.

Masa e paraqitjes në Stacionin Policor do të llogaritet prej datës së arrestimit, 21.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 21.10.2019.