Kronikë

Londër, dënohen 5 shqiptarë me mbi 44 vite burgim për shitje të kokainës

 

Policia metropolitane në Londër ka shkatërrruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në shitjen e më shumë se 23 kg kokainë.

Bestar Karanxha, i njohur edhe me emrin Joszef Fedak, pranoi akuzat si i përfshirë në shitjen e drogës së klasit A dhe u dënua me 16 vite burg. Po ashtu ai u dënua edhe me 12 muaj burg shtesë për përdorim të një pasaporte të falsifikuar.