Aksident i rëndë në magjistralen Lipjan-Shtime

Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Lipjan-Shtime

05 October 2019 13:25
14:39

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasinqi.

Sipas tij në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipjan-Shtime, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

13:25

Aksident i rëndë në magjistralen Lipjan-Shtime

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën magjistrale Lipjan -Shtime.

Dyshohet se ka të vdekur dhe të lënduar rëndë.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit mercedes dhe një golf 7.

Ekipet e Policisë, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme