Kronikë

Arrestohet hajni i veturave në Vushtrri

Arrestohet hajni i veturave në Vushtrri

Hetuesit policorë në Vushtrri, bëjnë të ditur, se me datën 7 tetor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Policia ka arrestuar, të dyshuarit me inicialet E. Sh., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune, transmeton koha.net.