Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz dhe prostitucion

09 October 2019 10:53

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar dy persona dje në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz dhe prostitucion.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

“Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme