Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj një gruaje në Gjilan për tentim vrasje të një burri

Një muaj paraburgim ndaj një gruaje në Gjilan për tentim vrasje të një burri

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurës B. B., bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.10.2019, e pandehura me veprim të drejtpërdrejt - dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje më herët, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe posa del, ajo nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin.