Rrokulliset edhe një veturë në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Rrokulliset edhe një veturë në magjistralen Prishtinë – Gjilan

16 October 2019 16:21

Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në magjistralen Prishtinë – Gjilan, pak para fshatit Slivovë.

Siç raporton KosovaPress, atje një veturë është rrokullisur, rrugës për në fshatin Slivovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Barjam Krasniqi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë.

Krasniqi bënë të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga aksidenti në fjalë.

“Është e përfshirë vetëm një veturë dhe nuk ka persona të lënduar. Policia është ende në vend të ngjarjes dhe e ka kërkuar tërheqjen e veturës”, ka thënë ai.

  • Foto: Ilustrim

Komentet

Shto koment

Të ngjashme