Kronikë

Themelorja e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim izraelitit të dyshuar për pedofili

Themelorja e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim izraelitit të dyshuar për pedofili

Gjatë ditës së sotme u raportua se shtetasi rus, Artyom Skrobov, është arrestuar në një hotel të Prishtinës si pedofil, përkatësisht në bazë të videove të cilat dëshmojnë se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.