Kronikë

Lëndoi me mjete të forta një person në Tiranë, arrestohet i dyshuari dhe dy të tjerë

Lëndoi me mjete të forta një person në Tiranë, arrestohet i dyshuari dhe dy të tjerë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez”, për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit F. D., 39 vjeç dhe H. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, transmeton kp.