Kronikë

Një i mitur therë dy persona në Pejë, arrestohet

Një i mitur therë dy persona në Pejë, arrestohet

Një i mitur është arrestuar dje në Pejë pasi ka therur me thikë dy persona, bën të ditur Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar me një mjet të mprehtë (thikë), ka therur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në spital dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thotë PK.