Kronikë

Kishte votuar me letërnjoftim të vëllait pasi ai gjendej në Itali, i ngrihet aktakuzë atij dhe komisionerit

Kishte votuar me letërnjoftim të vëllait pasi ai gjendej në Itali, i ngrihet aktakuzë atij dhe komisionerit
Foto: Koha/Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.G, dhe B.G, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”.

“I pandehuri, A.G, akuzohet se me datën 6 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e përgjithshme të organizuara me datën e lartcekur, në fshatin Përqevë të Klinës, rreth orës 13:00, në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët”, në vendvotimin 0818C/01R, me letërnjoftim të vëllait të tij, voton në emër të personit tjetër A.G, e i cili nuk kishte votuar ditën e zgjedhjeve për shkak se jeton në Itali”, thuhet në njoftim.