Kronikë

Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje

Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim

Një shtetas i Kosovës, shqiptar, dje në Suharekë ka përfunduar në pranga, pasi ai kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë derisa ai po kryente detyrën.

Raportohet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.