Pesë të arrestuar për organizim të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit Foto: Ilustrim

Pesë të arrestuar për organizim të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit

08 November 2019 15:16

Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë një aktiviteti të realizuar në rajonin e Prizrenit së bashku me Inspektorët Komunalë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë kryer kontrolle në disa lokacione me qëllim parandalimin dhe zbulimin e organizimit të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit dhe me këtë rast ka sekuestruar dëshmi dhe ka ndaluar 5 persona për këtë rast.

Siç bëhet e ditur përmes një kumtese, dëshmitë e sekuestruara janë:

- Tri kuti me 1561 zhetonë të lojës “poker”,

- 2 fletore për lojën “poker”,

- 2 llap-top kompjuterë,

- 3 shtëpiza për kompjuterë,

- 1 diviar,

- 6 telefona,

- 1 printer,

- 16 tiketa të bastorëve dhe ,

- 1 cigare të dyshuar me marihuanë

“Lokalet e dyshuara dhe të kontrolluara janë mbyllur nga Inspektorët Komunalë ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë personat S. K. i lindur në vitin 1976, R. R. i lindur në vitin 1994, D. K. i lindur në vitin 1994, F. B. i lindur në vitin 1986 dhe Sh. M. i lindur në vitin 1987”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “hetime Rajonale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla më qëllim parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme