Kronikë

Konfiskohet një armë pa leje në Skenderaj

Konfiskohet një armë pa leje në Skenderaj

Me datën 12.11.2019, rreth orës 16:20, në Stacionin Policor në Skenderaj është pranuar informata për një mosmarrëveshje, ku një person ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje.