Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi që përmes facebook-ut përkrahte sulmet e ISIS-it nëpër botë

Aktakuzë ndaj një personi që përmes facebook-ut përkrahte sulmet e ISIS-it nëpër botë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit F.Ll. për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se F.Ll. ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste, në atë mënyrë që prej vitit 2018 deri më 24 prill 2019, përmes rrjetit social në Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë duke komentuar “Me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Washington dhe New York.