Kronikë

Kapet duke kontrabanduar ushqime, pije e cigare nga Serbia në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Dje në fshatin Muçibabë në Gjilan raportohet se njësitë policore kanë ndalur automjetin me targa të Kosovës të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Serb, i cili po bënte kontrabandë.

Sipas PK në raportin e vet policor, thuhet se ai po kontrabandonte artikuj të ndryshëm ushqimorë, pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike dhe disa pako të cigareve për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti.