Kronikë

Nga një muaj paraburgim për të tre të pandehur për vrasje në tentativë

Nga një muaj paraburgim për të tre të pandehur për vrasje në tentativë
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj kundër të pandehurve L.U, D.M dhe F.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Dyshohet se më datë 24.11.2019, rreth orës 19:30 në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, të pandehurit L.U., D.M. dhe F.B., të cilët ishin me automjetin “Audi A8”, në bashkëkryerje për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes tani të dëmtuarit A.S dhe të pandehurit D.M, posa ishin takuar në rrugë ku në automjetin “Opel Zafira” kishin qenë tani të dëmtuarit A.S., G.A. dhe L.R., të pandehurit me automjetin e tyre fillojnë të ndjekin automjetin e të dëmtuarve. Kur arrijnë te kryqëzimi i rrugës “Hys Popova”, ata gjuajnë në drejtim të automjetit ku ishin të dëmtuarit duke e qëlluar automjetin në xhamin e pasmë, e cila predhë kishte depërtuar deri ne parafangon e parë ku vërehet drejtimi i predhës së fishekut kah kokat e të dëmtuarve”, thuhet në njoftim.