Kronikë

22 vjet burgim shqiptarit në SHBA që deshi të “priste koka” për ISIS-in

22 vjet burgim shqiptarit në SHBA që deshi të “priste koka” për ISIS-in

Një shqiptar në SHBA, që donte të bëhej pjesë e ISIS-it në njësitin për prerje kokash, e që veten e quante “Dentist” derisa mblidhte thika dhe sharra xhepi në banesën e tij në Bronks, është dënuar me 22 vjet burgim të premten.

“Ju jeni një bombë e kurdisur”, i ka thënë gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, Sajmir Alimehmetit para se të bënte publik dënimin ndaj akuzave për ofrim të mbështetjes materiale ndaj ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë, raporton “New York Post”.