Kronikë

Aktakuzë ndaj tri grave kosovare për pjesëmarrje në ISIS

Aktakuzë ndaj tri grave kosovare për pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër tre personave me inicialet M.T., V.T-D. dhe Sh.T., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se tri të pandehurat, me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkangjitur organizatës terroriste, militante, ekstremiste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham), duke e përkrahur këtë organizatë dhe veprimtarinë dhe qëllimet e saja.