Kronikë

Aktakuzë ndaj dy grave pasi lëshuan Kosovën për t’iu bashkuar ISIS-it

Aktakuzë ndaj dy grave pasi lëshuan Kosovën për t’iu bashkuar ISIS-it
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër të pandehurave V.A dhe E.S. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.A. më 18.05.2014, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll, nga aty për në qytetin Gazientep, më pastaj sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it, ka arritur në qytetin Gjarablus të Sirisë.