Kronikë

Policia konfiskon armë në një aheng familjar në Vushtrri

Policia konfiskon armë në një aheng familjar në Vushtrri
Foto: Policia e Kosovës

Sot rreth orës 11:05, në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një nga fshatrat e Vushtrrisë.

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitë policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë me gaz dhe një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftimin e PK-së.