Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës R.Q për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura R.Q më 23.08.2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ndërsa nga aty, me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në Siri nga ku i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS dhe nga e cila është financuar rregullisht me një shumë në vlerë prej 12 – 65 dollarë në muaj.