Kronikë

Një vit burgim dhe 300 euro gjobë për vjedhje në Vushtrri

Një vit burgim dhe 300 euro gjobë për vjedhje në Vushtrri

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.S. nga Vushtrria për shkak të veprës penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro.