Kronikë

Kreu i Gjilanit dënon therjen me thikë ndaj një serbi në fshatin Cërnicë

Kreu i Gjilanit dënon therjen me thikë ndaj një serbi në fshatin Cërnicë

Komuna e Gjilanit njofton se ka marrë me shqetësim lajmin për therjen me thikë të një pjesëtari të komunitetit serb në Cërnicë, nga ana e një 20-vjeçari.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në emër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e ka dënuar këtë akt i cili është rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesen e tolerancën ndëretnike.