Kronikë

E publikon online videon duke shtënë me armë zjarri, arrestohet istogasi

E publikon online videon duke shtënë me armë zjarri, arrestohet istogasi

Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 14:00 një qytetar nga fshati Muzhevinë, Komuna e Istogut, pasi që i njëjti në rrejte sociale kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri.

“Gjatë kontrollimit të shtëpisë tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me dy karikatorë, një pistoletë me pesë fishkë dhe një paketim me 50 fishekë”, ka thënë Policia.