Kronikë

Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Gjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orëve për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.