Kronikë

Pesë të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve në Pejë

Pesë të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në dy raste të iniciuara për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 04.01.2020 rreth orës 22:00 ka pranuar një informatë se disa persona kishin postuar në rrjetet sociale foto me armë zjarri.