Kronikë

Aktakuzë ndaj një gruaje që më 2014 i ishte bashkuar ISIS-it

Aktakuzë ndaj një gruaje që më 2014 i ishte bashkuar ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Prokuroria Speciale njofton se, pasi që i fejuari i të akuzuarës nga muaji shkurt 2014 ka qenë në Siri, duke luftuar për organizatën terroriste ISIS, e pandehura M.T. i është bashkangjitur edhe pse e ka ditur se veprimi i tillë është i kundërligjshëm.