Policia konfirmon arrestimin e kërcënuesit të prokurores Hajdari

Policia konfirmon arrestimin e kërcënuesit të prokurores Hajdari
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve që kërcënoi prokuroren speciale Drita Hajdari.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Koha.net se po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.
“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, tha Kelani.
Arrestohet njëri prej kërcënuesve të prokurores Drita Hajdari
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili sot gjatë ditës, bashkë me disa të tjerë, e ka kërcënuar prokuroren speciale Drita Hajdari.
Burime të KTV-së bëjnë me dije se ai është arrestuar në lagjen Kalabria në kryeqytet, derisa zyrtarët për media në Policinë e Kosovës ende nuk kanë dhënë informacione lidhur me rastin.
Prokurorja Drita Hajdari, sot gjatë ditës ka konfirmuar se ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën nga disa persona. Ajo tha se është kërcënuar me likuidim fizik dhe hyrje në shtëpi të saj.
Prokurorja, e cila kishte ngritur njërën prej aktakuzave më të përfolura për rastin e njohur si “Pronto”, ka thënë se rastin e ka paraqitur në polici dhe se këto kërcënime vijnë pas fushatave linçuese ndaj saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kapet një kilogramë marijuanë në pikën kufitare Qafë-Morinë

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”

Paraburgim për të pandehurin për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria: Për gjashtë muaj polici në Gjilan ngacmoi seksualisht të miturën

Kapet me substanca narkotike në Vërmicë, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit

Paraburgoset një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Paraburgim për një person në Prizren që rrahu babanë e vëllain

Arrestohet një shqiptar në lidhje me sulmin në Nice, ku vdiqën 86 persona

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

Zhduket një vajzë në Prishtinë
