Një i vdekur nga një aksident në Runik të Skenderajt

Policia jep detaje për aksidentin në Runik ku humbi jetën një person

18 January 2020 14:38
15:32

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mbrëmë në Runik të Skenderajt, ku si pasojë ka humbur jetën 41 vjeçari F.I nga Padalishta dhe janë lënduar disa persona.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Runik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku janë përfshirë dy automjet me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerët. Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa sot në ora 03:18, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima F .I., 41 vjeçar, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./KsP/

14:38

Një i vdekur nga një aksident në Runik të Skenderajt

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Runik të Skenderajt.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook nga ku edhe ka shprehur ngushëllime për familjen.

Nga aksidenti mësohet se ka edhe të lënduar.

“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit F.I nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik. Të lënduarve nga aksidenti iu uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme