Kronikë

Një grua nga Kosova akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Një grua nga Kosova akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist sipas Kodit Penal të Kosovës.

E pandehura më 23.11.2015, me vetëdije të plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S. dhe vajzën e saj, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Kosovë përmes Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” duke udhëtuar për në Stamboll – Turqi.