3 persona të arrestuar për organizim të lojërave të fatit në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

3 persona të arrestuar për organizim të lojërave të fatit në Prishtinë

28 January 2020 10:58

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona për organizim të lojërave të fatit në Prishtinë.

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Viktor Majer” të Prishtinës, të cilëve i janë sekuestruar tri shtëpiza kompjuterike, pesë TV dhe disa tiketa të bastorës.

Ndërsa personi i tretë është arrestuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, po ashtu për organizim të lojërave të fatit, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme