Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për “vjedhje të rëndë të mbetur në tentativë”.
Sipas njoftimit për media, sot me datë 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, është kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,”Vjedhje e Rëndë” e mbetur në tentativë të ndodhur me datë 20.01.2020 në ora 02:40 në fshatin Kijevë ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.
Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë M.M 29 vjeçar dhe F.K, 29 vjeçar
Personat e arrestuar, sipas njoftimit, dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.
Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:
- Një automjet të tipit Renault Llugano
- Dy maska
- Dy palë dorëza
- Një qantë krahu
- Një duks ngjyre e zeze
- Një pallto reflektuese me kapelë
- Një kapelë të zeza
- Dy jelek reflektues-trafiku
- Një palë atlete
“Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.