Plagosja në Kolovicë erdhi pas një rrahjeje mes 6 personave për pronë Foto: Koha / ilustrim

Plagosja në Kolovicë erdhi pas një rrahjeje mes 6 personave për pronë

15 February 2020 11:27

Të enjten në orët e pasdites, Koha.net raportoi për të shtëna me armë zjarri mes disa personave në lagjen Kolovicë, gjegjësisht në rrugën “Afrim Abazi” në Prishtinë, ku për pasojë dy prej tyre mbetën të plagosur.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka raportuar se incidenti i armatosur ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

“...gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar dy të dyshuar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme