Tre të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë, Vushtrri e Leposaviq Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë, Vushtrri e Leposaviq

16 February 2020 10:13

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, Vushtrri e Leposaviq për dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Në Vushtrri, viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij (me probleme psikike), e ka goditur me një mjet të fortë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Ndërkaq në Leposaviq është arrestuar i dyshuari mashkull nga komuniteti goran pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe djalin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme