Shtatë të lënduar në një aksident në Gjilan Foto: Koha / ilustrim

Shtatë të lënduar në një aksident në Gjilan

16 February 2020 10:20

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Gjilan.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë dy automjete civile me targa vendore me dy drejtues meshkuj K/Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pesë pasagjerë- tre meshkuj dhe dy femra.

Të njëjtit kanë marrë tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe janë liruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme