Në Burgun e Sigurisë së Lartë gjenden substanca narkotike, arrestohet një zyrtar Foto: Ilustrim

Në Burgun e Sigurisë së Lartë gjenden substanca narkotike, arrestohet një zyrtar

16 February 2020 10:26

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 21:35 në Burgun e Sigurisë së Lartë, zyrtari korrektues R.J me detyrë në Portën 0 është ndalur nga zyrtarët tjerë me detyrë në të njëjtin vend, të cilit i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“R. J, i është bërë kontrolli trupor, ku në xhep i janë gjetur edhe një paketim me 32 letra për mbështjellje të marihuanës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar prokuroria dhe policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht Policia e Stacionit të Podujevës, e po ashtu edhe zyrtarë policor të Njësitit Antidrogë nga Regjioni i Prishtinës.

“Me urdhër të prokurorit, R.J është arrestuar dhe është dërguar në stacion për intervistim. Ndaj të njëjtit, SHKK ka iniciuar procedurat për pezullim nga vendi i punës”, thuhet në komunikatë.

​Shërbimi Korrektues i Kosovës tutje shton se është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme