Kronikë

Katër të lënduar nga një aksident te Katedralja në Prishtinë

Katër të lënduar nga një aksident te Katedralja në Prishtinë

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur afër katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se në këtë aksident të shkaktuar, të përfshira kanë qenë dy automjete, përderisa 4 persona kanë kërkuar trajtim mjekësorë për lëndimet e marra si pasojë e aksidentit.