Gjenden tre fuoristrada të zhytura në ujërat e Vlorës

Sqarohet si përfunduan në ujërat e Vlorës tre fuoristrada

17 February 2020 10:23
10:49

Tre automjete u gjetën mëngjesin e sotëm në Vlorë në mes të detit. Policia ka sqaruar ngjarjen e pazakontë duke bërë me dije se fuoristrada e cila ka dhe karelin tërheqës se mjeteve lundruese ka hedhur në det mjetin tip gomone dhe ka ngecur në rërën e detit.

Në ndihme për ta nxjerrë nga deti kanë shkuar dy fuoristrada të tjera të cilat dhe ato kanë ngecur në rërë.

Po tentohet për tërheqjen e tyre dhe nxjerrjen në breg. Ndërkohë policia po merr në pyetje pronarët e makinave dhe të gomones.

10:23

Gjenden tre fuoristrada të zhytura në ujërat e Vlorës

Një pamje e pazakontë është parë ditën e sotme në plazhin e Vlorës, tre fuoristrada të zhytura në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Plazhi i Ri, ndërsa ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat që kanë përfunduar aty. Nuk ka detaje se si këto makina mund të kenë përfunduar aty, por sipas burimeve policore mund te jetë edhe një ngecje në rërë pasi makinat kanë përcjellë ndonjë skaf apo varke me ngarkesë nga bregu…

Në vendngjarje ka shkuar policia e shtetit dhe policia kufitare për të bërë sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme