Një i arrestuar në Mitrovicë e një në Vushtrri për rrahje Foto: Koha / ilustrim

Një i arrestuar në Mitrovicë e një në Vushtrri për rrahje

18 February 2020 09:20

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në dy raste të ndryshme janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim trupor’.

Arrestimi i të dyshuarit të parë është bërë në Vushtrri, ku i dyshuari ishte përfshirë në rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës së rastit.

Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të dytë është bërë në Mitrovicë, pasi i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën e rastit si dhe ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti për veprën penale ‘lëndim trupor’, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rasti për ‘lëndim trupor’ dhe ‘pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme