Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, tentoi të vidhte në shtëpinë e një kosovari Foto: Ilustrim

Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, tentoi të vidhte në shtëpinë e një kosovari

18 February 2020 10:23

Një shtetas i huaj, për të cilin Policia e Kosovës s’jep detaje tjera, është arrestuar në Prishtinë për “vjedhje në tentativë”.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se “është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, i cili kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar të kryejë vjedhje të cilin viktima e kishte hasur në shtëpinë së tij.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme