Mosmarrëveshje e gjuajtje me armë në Prishtinë, katër të arrestuar
Një mosmarrëveshje që ka përfunduar me të shtëna ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje kanë përdorur edhe armën e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.