Kronikë

Tragjedia në Gjilan, policja me seanca e terapi për shkak të gjendjes psikologjike

Tragjedia në Gjilan, policja me seanca e terapi për shkak të gjendjes psikologjike

Lidhur me rastin e cilësuar ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vetëvrasje’ të ndodhur me datën 18.02.2020 në rrugën "Xhevat Ajvazi" në lagjen Bujanina të Gjilanit, ku dyshohet se ishte e përfshirë një zyrtare policore, ashtu siç është bërë e ditur në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet relevante nga Policia e Kosovës, prokurori kompetent, ekipet mjekësore, mjekësia ligjore si dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për të kryer hetime intensive lidhur me rastin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ekipet e hetuesve të Policisë së Kosovës (PK) nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të PK-së është kërkuar të jenë përgjegjëse për trajtimin e rastit në aspektin hetimor, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike, hetime këto të cilat janë ende duke vazhduar”, thuhet në komunikatë.