RENEA blindon disa qytete në Shqipëri, shoqëron mbi 180 persona

RENEA blindon disa qytete në Shqipëri, shoqëron mbi 180 persona

21 February 2020 09:13

Operacioni kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, përveç Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit, Fierit dhe Shkodrës është zhvilluar edhe në Korçë, Pogradec dhe qytete të tjera.

Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik zhvilluan mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të ditës së sotme një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe, ku janë lëshuar disa urdhër ndalime, shkruan Shqip.

100 persona janë shoqëruar në Elbasan, 20 në Tiranë dhe 64 në Durrës duke e dërguar në total numrin deri tani në 184. Gjatë kontrolleve efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojëra fati përmes telefonit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme