Nën kërcënim të armës, tre të dyshuar i marrin para e telefon shitësit të picave Foto: Ilustrim

Nën kërcënim të armës, tre të dyshuar i marrin para e telefon shitësit të picave

23 February 2020 11:34

Tre persona nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash dhe një iPhone 5 një shitësi të picave gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën Sadullah Avni Dibrani rreth orës 01:30, transmeton Koha.net.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer pas një dërgese të picave në një motel , tre persona të panjohur duke i bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash, një telefonin iPhone 5 dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Policia shton se nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme